Zoti siç ma dha, ashtu edhe ma mori! Këngëtari i njohur rrëfen humbjen e trlshtë të së bljës


“Dua të të bëj të lumtur” është rikthyer në ekranin e “Top Channel” me sezonin e ri televiziv. Njëra nga historitë prekëse që u shfaq në këtë emision ishte ajo e nënë Nexhmijes, e cila pak kohë më parë humbi të birin në një aks*dent

Ishte Fjoralba ajo që ftoi të ëmën në emision për t’i kërkuar të vazhdonte të besonte tek jeta edhe pas trish timit të madh që solli vd*kja e Eduartit.

Në këtë situatë mjaft drithëruese mori pjesë edhe këngëtari i njohur shqiptar Sidrit Bejleri, i cili zbuloi se 10 vite më parë kishte kaluar të njëjtën dhimbje si Nexhmija.

Ai tregoi se ka humbur të bijën, Sofi në moshë të hershme.

“Edhe unë kam pasur gati të njëjtën humbje si ti. Ndoshta nuk jemi në të njëjtat pozita, por duhet të bëhesh e fortë e të jetosh për nipërit dhe mbesat e tu. Jeta është një dhuratë dhe duhet shijuar në çdo moment” – i’u drejtua këngëtari Nexhmijes.

“Zoti siç ma dha, ashtu edhe ma mori. Aq donte Ai që të jetonte. Unë duhet të jem falenderuese që më la ta shijoja për aq kohë” – tregoi Sidriti më tëj fjalët që bashkëshortja i kishte thënë pas humbjes së të bijës.