Zbulohet sekreti/Messi, Fabregas dhe Pique bëhen pronarë të një skuadre futbolli


Kompania e drejtuar nga Gerard Pique, “Kosmos” së fundmi ka blerë aksionet e një skuadre spanjolle e cila militon në nivele shumë të ulëta në katalonjë. FC Andorra është ekipi dhe qendërmbrojtësi i Barcelonës do të jetë president. Por, sipas asaj që shkruan mediat, ai nuk është investitori i vetëm i profilit të lartë te FC Andorra.

Përkrah tij janë edhe dy emra të njohur të këtij sporti, ende në aktivitet, që e kanë zemrën të lidhur po me klubin katalanas: Lionel Messi dhe Cesc Fabregas. I pari është kapiten i Blaugranëve, që krejt karrierën si profesionist e ka lidhur me “Camp Nou”, ndërsa i dyti ka luajtur ndeshjen e fundit me Chelsea dhe pritet t’i bashkohet Tierry Henry te Monaco, në Ligue 1.

Kjo është konfirmuar sot nga “Diari d’Andorra”. Kjo gazetë andorrase thotë se Messi dhe Fabregas kanë blerë aksione, por jo aq sa kompania “Kosmos” e Pique.

Ky klub, aktualisht po konkurron në kategorinë e parë rajonale katalanase dhe aspirata është të fitojë promovimin në “Tercera”, shkalla e katërt e futbollit spanjoll. Ish-lojtarët e Barcelonës, Albert Jorquera dhe Gabri Garcia, janë vënë në drejtim të FC Andorra për ta bërë realitet ëndrrën dhe për ta sjellë ekipin në fjalë sa më afër futbollit profesional. Tani janë bërë disa përforcime, si Ernest Forgas, Oriol Dot, Joan Cervos dhe Claudio Bove.