Bëri bujë tre ditë më parë lajmi se Arbana Osmani do të braktiste në mes të sezonit emisionin “Dua të të bëj të lumtur” pas një konfikti me drejtorin e Top Channel Ben Blushin.
Ç’nuk u tha për këtë sh.err duke nisur me thashethemet se Arbana nuk kishte marrë vëmendjen dhe dedikimin e duhur financiar e deri tek thashethemet se shkak ishte bërë Renato Mekolli, fjalë që u hodhën poshtë.
Ditën e sotme “gazetamapo.al” ka zbuluar se shkak i vërtetë i she.rrit ka qenë një postim i Arbanës në faqen e emisionit “Dua të të bëj të lumtur” e që kishte lidhje me partnerin e saj, Eduart Grishajn.
“Gazetamapo.al”, shkruan se she.rri ka nisur për shkak të publikimit të videoklipit të Xhensila Myrtezajt, të realizuar nga Eduart Grishaj, në faqen e emisionit që drejtohet nga Arbana.
Drejtuesit e televizionit i kanë kërkuar Arbanës që ta heqë këtë postim nga faqja e “Dua të të bëj të lumtur”, por ajo ka kundërshtuar, duke thënë se është emisioni i saj, ajo është autorja dhe ka të drejtën të hedhë gjërat që dëshiron.
Drejtuesit e Top Channel i kanë thënë se ajo është autorja e emisionit, por emisioni në vetvete është pronë e TCH. Kështu Arbana ka vendosur të largohet, por eprorët i kanë bërë të ditur se ndërprerja në mes të sezonit, shkakton dëme. Në fund Arbana ka grisur letrën e dorëheqjes dhe ka vendosur të qëndrojë.
Burimi: gazetamapo.al