Zbardhen mesazhet/ Grida dhe Noka organizatorët e bllokimit të Zogut të Zi: Me porosi, të mos shkojë njeri në Top Show


Protesta e studentëve është ndarë më dysh, studentët e vërtetë tek Ministria e Arsimit dhe një konglomerat FRPD, LRI dhe militantësh tek Zogu i Zi.

Në rrjetet sociale është zbardhur biseda me foto e deputetëve të partisë demokratike dhe kryetarit të në njësinë 9, mbi përçarjen e studentëve duke i ndarë ata në dy grupe, për të bllokuar Zogun e Zi që studentët të mos lejohen të shkojnë për të dialoguar në TOP SHOW me kryeministrin Rama.

Thënë ndryshe, PD po bën çmos që kërkesat e studentëve të mos zgjidhen.

Duket se Grida Duma i rikujtonë atyre “porosinë”.