Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, ka premtuar se paga mesatare do të bëhet 500 euro, dhe për të arritur këtë, ai do të jetë i gatshëm të veshë dhe opinga hekuri.
Zaev është shprehur se vendi ka kapacitet për t’iu mundësuar njerëzve që të fitojnë me dinjitet dhe të jetojnë dhe të rinjtë të mos e braktisin Maqedoninë.
“E kemi rritur pagën minimale në 12 mijë denarë. Kjo hapi spiralin e rritjes së pagave. Sot kemi arritur pagën mesatare në Maqedoni 1.600 denarë më të larta se një vit më parë. Tani paga mesatare është 24.548 denarë. Më parë ishte 22.889 denarë .Ne arritëm te një pagë mesatare prej 400 eurosh. Do të mbath opinga hekuri, pesëqind euro pagë mesatare në Maqedoni do të ketë”, u shpreh kryeministri Zoran Zaev, raporton AlsatM.