Xhensila nuk e fsheh më shtatzëninë, ndan foto dhe video


Këngëtarja Xhensila Myrtezaj për më pak se dy muaj pritet të bëhet nënë për herë të parë.

Teksa i ka ndaluar koncertet, ajo nuk ka hequr dorë nga pjesëmarrja në evente të ndryshme, ku është e ftuar.

Kështu ajo ka qenë e pranishme në promovimin e librit me poezi të Timo Fllokos, ku ka përshëndetur të pranishmit me një këngë, së bashku me Pirro Çakon.

Tashmë që pritjes së ëmbël po i vjen fundi, Xhensila nuk e fsheh më barkun, ku ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale fotografi dhe video.

Këngëtarja duket mjaft e hijshme, e veshur me një fustan të gjatë jeshil, ndërkohë që shihet mjaft në formë.

Xhensila dhe Bes Kallaku, në fund të muajit qershor, ose në fillim të muajit korrik, pritet të bëhen prindër për herë të parë, me një vajzë. /a.y/noa.al