Xhaketën sipër telefonit të shtrenjtë dhe e zhduk brenda sekondave, vajzat dinake lënë nam në lokal


Vjedhja është kthyer kohët e fundit në një fenomen të zakonshëm në kryeqytet.

Megjithëse pjesa më e madhe e bizneseve monitorohen nga kamerat, hajdutët veprojnë të lirë pa iu trembur ligjit, pasi shteti nuk vepron thuajse asnjëherë mbi ta.

Në këtë veprim që konsiderohet i ulët janë përfshirë tashmë edhe femrat që cilësohen si bërthama e edukimit tek brezat e rinj.

Dy vajza mjaft të reja në moshë, të ulura në lokal manovrojnë me shpejtësi dhe dinakëri dhe arrijnë të marrin një telefon të shtrenjtë që një klient i lokalit kishte harruar në tavolinën para tyre.

Njëra prej vajzave i hedh xhaketën sipër telefonit, bën pagesën dhe më pas e merr dhe zhduket sëbashku me shoqen.

Kjo vepër penale përveçse ka dëm monetar apo material, dëmi psikologjik që sjell tek viktimat, është edhe më i madh.