“Vlahutin ka kërkuar arrestimin tim”, BE i përgjigjet Sali Berishës


Nuk ka kaluar pa reagime deklarata e fortë e bërë një ditë më parë nga ish-Kryeministri Sali Berisha, se ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin ka kërkuar arrestimin e tij tek ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla.

Është zyra e Bashkimit Europian në Tiranë, e cila i është përgjigjur interesimit të mediave për këtë deklaratë.

Por nga ana e saj, zyra e BE-së ka zgjedhur të mos komentojë gjatë deklaratat e ish-Kryeministrit, të cilat është mjaftuar duke i quajtur trillime të pabaza.

“Bashkimi Europian nuk komenton rreth trillimeve, të cilat janë krejtësisht të pabaza” shprehet shkurtimisht zyra e Bashkimit Europian.

Një ditë më parë, Berisha tha se Llalla ia kishte raportuar ish-Presidentit Nishani kërkesën e zonjës Vlahutin, për arrestimin e ish-Kryeministrit.