Vladimir Putin uron shqiptaret me rastin e festes se 28 Nentorit,ja mesazhi i tij


Presidenti rus, Vladimir Putin, ka uruar shqiptarët për “Ditën e Flamurit”. Ai i ka dërguar një letër urimi, homologut të tij shqiptar. Letra është publikuar nga Ambasada ruse në Tiranë.

Mesazh urimi i Presidentit të Rusisë Vladimir Putin për Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta me rastin e Ditës së Flamurit:

Shkëlqesisë së Tij

zotit Ilir Meta,

President i Republikës së Shqipërisë

Tiranë

I nderuar zoti President,

Pranoni urimet e mia me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë, Ditës së Flamurit.

Jam i sigurt se zhvillimi i marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunimit dypalësh ruso-shqiptar në fusha të ndryshme do të ishte në interes të popujve të dy vendeve tona, si edhe të gjithë Evropës.

Ju uroj Juve shëndet dhe suksese, ndërsa të gjithë bashkëqytetarëve Tuaj u uroj mirëqenie dhe begati.

Me respekt,

Vladimir Putin’