Ryanair është linja ajrore më e madhe low-cost në Evropë, e cila tashmë do të vijë edhe në Shqipëri.
Si fillim, ajo do të mundësojë fluturime drejt Polonisë, konkretisht drejt Varshavës dhe Katovicës.
Një kompani irlandeze e themeluar në vitin 1984, Ryanair DAC është e njohur për çmimet e ulëta me të cilat operon, të cilat mund të evidentohet me një kërkim të thjeshtë në Google.
Ajo ka disa nga rrjetet më të mira dhe destinacionet e fluturimeve të saj janë më shumë se 160 destinacione në Evropë dhe Marok. Ndërkohë, ende nuk dihet se sa do të kushtojnë biletat e kësaj linje për në Poloni.