Kreu i opozitës Lulzim Basha duket se ka rënë në kurth, artikulon ndryshimet kushtetuese, duke theksuar se duhet të ndëshkohen përgjegjësit e blerjes së votës. Keshtu mendon gazetari Bledian Koka.
“Kriza kryesore politike nuk është ndryshimi i Kushtetutës. Zt. Basha ka rënë në kurth kot që fillon dhe artikulon. Sfida kryesore është ndryshimi i lidershipit, të njerëzve që blejnë vota. Ata duhet të hetohet, të përgjigjen dhe të largohen.
Nëse sot e ka bërë Edi Rama, le të ikë Edi Rama. Nëse nesër e bën Lulzim Basha, njësoj edhe Partia Socialiste…shumë mirë bëri që PD e vendosi në stekën e djegies së mandateve. Nëse PS, nëse Basha vjedh vota, PS e drejtuar qoftë nga Edi Rama qoftë nga Erion Veliaj është e lutur t’i djegë brenda 6 muajve”, tha i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, Koka.