“Vjehrra ime është nëp ërkë”, vajza nga Shkodra rrëqeth me letrën e saj


Letra e një vajze nga Shkodra:

Përshëndetje të gjithëve! Kam një nevojë të domosdoshme për këshillat tuaja. Kam një burrë të mrekullueshëm dhe një vajzë tre vjeç, kam prindër fantastikë, dy vëllezër të mrekullueshëm që i adhuroj, gjyshër, xhaxhallarë dhe kushërinj me të cilët jam shumë e lidhur.

Jam një person solar, i hapur dhe ndonjëherë shumë i drejtpërdrejtë dhe mund të jem shumë agr esive, por jam edhe bujare dhe kam një zemër të madhe dhe të gjithë njerëzit më duan. Familja për mua është vlera më e rëndësishme e jetës. Unë dhe burri im jemi shumë të dashuruar, por vjehrrit po më hidhërojnë jetën.

Burri im gjithmonë ka pasur probleme me ta të cilët janë njerëz të ftohtë, autoritarë, hipokritë, personat klasikë që shqetësohet vetëm për atë që mendojnë njerëzit, me të cilët ai nuk ka pasur një dialog dhe nuk ka marrë aspak dashuri. Kur u martuam mendova se mund të ndërtoja një lidhje afektive edhe me ta, pavarësisht se burri im më kishte paralajmëruar.

Shumë shpejt u zhgënjeva, ata njerëz janë të paaftë të duan dhe duan vetëm që t’i duan. Vjehrra ime gjithmonë më ka qëndruar larg. Kur shkoja në shtëpinë e saj më trajtonte si mike dhe asnjëherë si një të shtëpisë. Kurrë nuk më ka dhënë konfidencë pavarësisht se unë isha përpjekur në 1000 mënyra.

Ajo është gjarpër, është nga ata tipa që të bëjnë komplimente në sy dhe sapo kthehesh të gjuajnë pas krahëve. Ajo i hedh fëmijët e saj në sh err, bën gjithnjë si vi ktimë, flet keq për të gjithë dhe më pas mohon gjithçka. Është e tme rrshme! Kur është dikush i huaj në shtëpi, më provokon.

Këtë nuk e bën vetëm me mua, ajo në fakt ka probleme me të gjithë (kunatat, vjehrrën e saj, nuset, fëmijët dhe madje dhe nipërit). Anëtarët e tjerë të familjes janë mësuar dhe arrijnë tu shmangen kurtheve të saj, ndërsa unë bie brenda gjithmonë dhe vuaj shumë. Dua t’ju marr një shembull: Kur lindi vajza, unë pas tre muajsh u ktheva në punë.

Ajo nuk donte ta mbante kështu që mora një babysitter. Pastaj ajo filloi të ankohej tek të afërmit dhe miqtë që unë nuk ia lija vajzën. Më pas i propozova ta mbante dy pasdite në javë dhe ajo filloi të ankohej që unë po e shfrytëzoja. Që kur jam martuar prej gjashtë vjetësh nuk ka na ka ftuar kurrë që të kalojmë një festë bashkë, ashtu siç bën edhe me fëmijët e tjerë.

Ndërsa unë vitet e para e ftoja shpesh. Një ditë kur vjehrra ime duhej të vinte në shtëpi, unë shkova në urgjencë, sepse më ndodhi një inc ident. Ndërsa ajo pa e çarë kokën fare për mua ka thënë që ky ishte një justifikim që unë të mos e prisja. U përpoqa që t’i kërkoja sqarime, por ajo mohon gjithçka.

Një ditë vendosa t’i flisja me dorë në zemër. I thashë se nëse kishte probleme duhet të flisnim pa krijuar gjithmonë polemika. Isha lodhur duke dëgjuar nga njerëzit komentet e saj dashakeqe.

Pas kësaj gjërat shkuan edhe më keq, ajo vazhdoi të fliste keq, të provokojë dhe të kritikojë duke u hequr gjithnjë si vi ktimë. Unë jam lodhur sepse kjo situatë më bën të vuaj, jam e nevrikosur, sepse ata persona arrijnë të nxjerrin vetëm më të keqen time.

Mendoja se jam njeri i mirë dhe altruist ndërsa ata persona më bën të zbuloj mllefin, urr ejtjen, inatin. Më vjen shumë keq që ata nuk më pranojnë. Burri im do që t’i shkëpusë përfundimisht lidhjet me prindërit e tij, thotë se është shumë i zhgënjyer dhe në fakt ata kanë bërë shumë gjëra të këqija.

Megjithatë mua më vjen keq, jetojmë në të njëjtën lagje, mbeten gjyshërit e vajzës sime, edhe pse duket se ata nuk interesohen për asgjë. Po ju çfarë mendoni? Ju lutem më ndihmoni. Lorinda