VIDEO/ Tifozët e Barçës: ‘Ramos bir b*shtre’. E pabesueshme çfarë gjesti bën Pique!


Pas humbjes turpëruese 5-1 në “El Clasico” ndaj Barcelonës, Real Madrid është zhytur në krizë të thellë.

Gjatë ndeshjes Barcelona ishte dominuese duke i shkaktuar kundërshtarit të tyre humbjen e tretë me radhë në La Liga.

Së fundmi është e përditshmja spanjolle “AS” që ka publikuar një video ku bie në sy gjesti fantastik i Pique-s, raporton SYRI.net.

Sergio Ramos është ofenduar nga tifozët e Barcelonës, të cilët brohorasin në kor: “Sergio Ramos është bir bushtre ! Sergio Ramos është bir bushtre!”.

Nga pas tij është Gerard Pique, i cili u drejtohet tifozëve duke u thënë që të mos e shajnë Ramosin.

Pavarësisht rivalitetit të madh të dy klubeve, lojtarët në fushë janë profesionistë duke respektuar “Fair Play-n”.