Pavarësisht disa problemeve disiplinore kohëve të fundit, Ernesto Valverde i besoi vendin e titullarit Ousmane Dembeles.
Sulmuesi anësor e shpërbleu besimin e trajnerit pasi shënoi vetëm pas 7 minutash lojë në duelin ndaj Tottenhamit të vlefshëm për Champions League.
Dembele, i cili u vonua dy orë në stërvitjen e së dielës, ua mbylli gojën kritikëve, duke dhuruar një paraqitje fantastike mbrëmë në “Camp Nou”.
Te momenti i golit, ai shmangi presionin e mesfushës së Tottenhamit dhe shfrytëzoi siç duhet gabimin e Walker-Peters.
Një vrapim i pandalshëm nga ai prej 50 metrash e vendosi atë në zonën e rrez ikshme të “Spurs”, ku më pas ai mposhti Hugo Lloris.