Video skandali,flet mesuesi i matematikes:Videon e kisha per….


Pas videos intime e cila bëri xhiron jo vetëm në shkollën ku jepte mësim por në të gjithë mediat online, ka folur mësuesi i matematikës, Fatmir Dervina. Ashtu si gruaja e tij ai ka deklaruar se videon e ka postuar gabimisht në kohështrirjen e Facebook-ut, duke shtuar se videoja erotike ishte për gruan e tij.

“Nuk kam bërë asnjë shkelje, unë e dërgova pa dashje në murin e faqes time personale në facebook.

Unë doja t’ja dërgoja gruas sime në messenger, por gabimisht e kisha publikuar në murin e faqes.

Megjithatë, kërkoj ndjesë dhe nuk ka qenë ky qëllimi im”- ka deklaruar mësuesi në polici.