Një tifozje e Mohamed Salah, kishte udhëtuar nga Egjipti për ta parë ndeshjen e mbrëmshme ndërmjet Liverpoolit dhe Crvena Zvezdas në stadiumin “Anfield”.
Ky përkushtim iu “shpërblye” asaj me fanellën Mohamed Salah, i cili mori një dhuratë surprizë nga kjo tifoze.
Salahu e kishte parë pankartën dhe menjëherë pas përfundimit të ndeshjes bëri gjestin e madh, shkruan SYRI.net.
Liverpooli arriti të sigurojë fitore me rezultat të thellë, 4-0, në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë në “Anfield”, kundër Crvena Zvezdas.
Shikoni momentin e takimit: