VIDEO/ Ronaldo feston mbi pistën e vrapimit, por ja çfarë i ndodh…


Cristiano Ronaldo nuk ka humbur aspak kohë për të festuar trofeun e Superkupës ndaj Milanit, por portugezi tregon edhe një herë tjetër, se nuk është ende i “dehur” nga sukseset, por kërkon të stërvitet sërish për të qenë akoma më në formë.

Në një video të postuar në Instagram, portugezi shihet mbi një pistë vrapimi, teksa mban veten në formë, e në një moment kthehet edhe duke festuar, ndërsa në sfond është një këngë e Alishia Kis.

Por, autori i golit në finalen ndaj Milanit, në një moment humb balancën, dhe për pak sa nuk rrëzohet, që mund të ishte shoqëruar edhe me një dëmtlm për të.

https://youtu.be/LA6N3H1JbEg