Liverpool nuk i ndahet Manchester City-t, kjo edhe falë Xherdan Shaqirit.
“The Reds” triumfuan 3-1 me përmbysje ndaj Burnley, ku goli i tretë mban firmën e yllit me origjinë kosovare. Cork zhbllokoi takimin në minutën e 54, përpara se Milner të vendoste baraspeshën 8 minuta më vonë.
Për të kaluar në avantazh Liverpool mendoi Firmonho, ndërsa fitoren e hipotekoi goli i Shaqirit, i cili luajti gjatë gjithë takimit. Ky ishte goli i 3-të i Shaqirit, ndërkohë që Liverpool qëndron në -2 nga City kryesues.