VIDEO/ Ndeshje e çmendur, portieri shënon në minutën e fundit dhe …


Është rregull i thjeshtë në futboll, cila skuadër shënon gola më shumë e fiton ndeshjen.

Të gjithë golat janë të veçantë dhe kanë rëndësinë e tyre, por golat që shënojnë portierët janë të paharrueshëm.

Kjo për arsyen se pozita e tyre në fushë, ua pamundëson këtë gjë.

Por, ky fakt nuk e ka penguar portierin Vedran Kjosevski, në elitën e futbollit boshnjak.

Kjosevski ka arritur të shënoi nga mesi i fushës pas minutës së 90’-të, duke shënuar golin e barazimit për skuadrën e tij.