Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një tjetër denoncim këtë të mërkurë.
Përmes një video të publikuar në Facebook, Berisha i referohet mesazhit të një qytetari, të cilët thonë se janë shantazhuar dhe kërcënuar nga efektivi i policisë me armë zjarri.
Në video shihet një polic i cili ka nxjerr pistoletën dhe kërkon që të ndalojë një makinë.
Ndërsa dëgjohet qytetari i cili thotë: “Na vrave mo, na vrave, ca kam bërë unë i shkreti.”