Kryeministrja britanike, Theresa May, ka anashkaluar për pak kohë politikën, ndërsa ka sfiduar në një lojë bilardoje homologun italian, Giuseppe Conte.
Ajo ka treguar se nuk di të luajë, por i ka këkruar kryeministrit italian që ta ndihmojë.
“E di se do të më ndihmoni shumë, por prapë se prapë nuk do të di të luaj. Më tregoni si duhet ta bëjë”.
Ky çast relaksimi është zhvilluar në kohën kur liderë të shumtë po marrin pjesë në samitin e Ligës Arabe dhe Bashkimit Europian. Në këtë samit marrin pjesë mbi 20 krerë të shteteve europiane, duke përfshirë edhe Kancelaren gjermane Angela Merkel./BW