VIDEO: Incident i frikshëm, Raikkonen i thyen këmbën mekanikut


Një incident vërtetë i frikshëm ka ndodhur në skuderinë Ferrari, gjatë garës së sotme në Bahrein, e cila u fitua nga gjermani Sebastian Vettel.

Piloti finlandez i kokëkuqes, Kimi Raikkonen u fut në Pit Stop, për të kryer ndërrimin e gomave, por nxitimi në dalje bëri që të përplaste njërin prej mekanikëve, duke i thyer këmbën.

Më pas gara e Raikkonen nuk shkoi aspak mirë, pasi në xhiron e 36 u detyrua ta braktisë atë, për një problem në makinë.