(CNN) Punonjësit e mirëmbajtjes në Florida u habitën të martën në mbrëmje me diçka që nuk e shihnin çdo ditë: ishte një tunel i vogël “klaustrofobik” që i drejtohej bankës Chase.
“Të njoftuar nga qytetarët që kishin parë shfaqjen e një grope në mes të rrugës “Flamingo” ata zbuluan një tunel rreth 50 metër të gjatë, që kishte në brendësi një kordon elektrik dhe një gjenerator të vogël” – tha një burim zyrtar i FBI të mërkurën.
“Tuneli është afërsisht 2 metër, ndoshta 3 metër në diametër. Është shumë i vogël dhe klaustrofobik,” u tha gazetarëve agjenti special i FBI Miami, Michael D. Leverock.
Tuneli e kishte hyrjen pranë një zone të pyllëzuar në jug të bankës, e cila ndodhet në një kompleks tregtar.
“Tuneli për fat nuk arriti deri në bankë”, tha FBI, duke shtuar se po hetohet për një vj edhje në tentativë të bankës. Asnjë arr estim nuk është bërë.
“Ata po shkonin drejt depozitave të bankës. Nuk mendojmë se po e bënin tunelin për ndonjë arsye tjetër. Unë do të doja të thosha se një gjë të tillë e kam parë vetëm nëpër filma. Porse kjo vrimë është aq e vogël sa … është unike”, tha Leverock.
Autoritetet besojnë se në këtë tentativë janë përfshirë më shumë se një person. Po kështu paraprakisht dyshohet se është përdorur edhe një kamion i vogël i përdorur për të larguar dheun e gërmuar. Policia zbuloi gjithashtu një palë çizme me baltë, një shkallë të vogël shtëpiake dhe një stol.
Sipas policisë hajdutët kanë qenë fare pranë realizimit të qëllimit të tyre, porse reshjet e ditëve të fundit u kanë çuar dëm gjithë mundimin, pasi kanë provokuar rrëzimin e tavanit të tunelit.
FBI ka publikuar fotot e kamionit dhe gjeneratorit, duke shpresuar se publiku mund të ndihmonte autoritetet të gjenin gërmuesit.
Përgatiti: TIRANA TODAY