Për herë të fundit, Enver Hoxha është shfaqur në va.rrezat e Dëshmorëve të Kombit më 29 nëntor të vitit 1982. Në kronikat e kohës ai shfaqet me një look të pazakontë: me flokët e gjata që konsideroheshin si ‘shfaqje e huaj’ për një qytetar të zakonshëm.
Imazhet e diktatorit komunist me flokët që ja valëviste era dhe me grushtin lart duke nderuar të rënët u shfaqën në televizionin shtetëror dhe gazetat e kohës. Pas kësaj, sëmundja nuk e lejoi më Enver Hoxhën të shfaqej në publik.