VIDEO/Destrojeni amerikan drejt Sirisë, ja ç’bëjnë rusët …


Destrojeri i marinës ushtarake amerikane ”Donald Cook” la sot portin qipriot të Larnakës, ku ishte ankoruar, dhe u nis drejt ujërave siriane, njoftoi gazeta e përditshme turke ”Hurriyet”.

Sipas kësaj gazete, anija luftarake amerikane ndodhet aktualisht rreth 100 kilometra nga porti sirian i Tartusit, ku ndodhet një bazë ushtarake e marinës ruse.

Ende nuk ka konfirmime zyrtare nga ana e forcave të armatosura amerikane për manovrat e këtij destrojeri.

Këto manovra zhvillohen në kuadër të një situate të tensionuar, pas sulmit kimik kundër qytetit të Dumas nga ana e regjimit të presidentit sirian Bashar al Assad.

Kundër këtij të fundit, presidenti amerikan, Donald Trump premtoi ”vendime të rëndësishme gjatë 24-48 orëve të ardhshme”.