Shqiptarët në diasporë janë të suksesshëm në shumë fusha. Një numër i madh i shqiptarë janë edhe në Britaninë e Madhe, ku nuk mungojnë sukseset.
Ambasadori i Kosovës në Londër, Lirim Grajçevci, ka treguar për një shembull të suksesit me vëllezërit nga Kosova, përcjell albinfo.ch.
“E vizitova punishten e kompanisë “Autofabrica” të vëllezërve Muharremi, Gazmendit dhe Bujarit, në Southend on Sea, Essex, një tjetër rrëfim suksesi i komunitetit tonë në Britani të Madhe.
Vëllezërit Muharremi janë liderë në dizajnimin dhe punimin e motoçikletave shumë të veçanta, të kualitetit më të lartë.
Puna e tyre është pasqyruar në shumicën e revistave të specializuara për motoçikleta në Britani, Zvicër, Gjermani, Japoni dhe në shumë shtete të tjera të botës, duke përfshirë edhe revistën e njohur amerikane Vanity Fair. Sukseset e Bujarit dhe Gazmendit na bëjnë të ndihemi krenarë të gjithëve.
Së fundi, Bujari dhe Gazmendi janë paraqitur edhe në reklamën e kompanisë globale Microsoft, e cila është duke u transmetuar gjithandej nëpër botë”, ka shkruar ambasadori i Kosovës në rrjetet sociale.
Më poshtë shihni pamjet në Video: