Fëmija mbërriti në Poliklinikë pa puls dhe pa tension.
Kështu tha nëndrejtori i spitalit të Durrësit, Genti Kavaja për ngjarjen tragjike te sotme ku humbi jetën fëmija 3-vjeçar.
“Fëmija mbërriti në Poliklinikë pa puls dhe pa tension. Iu dha ndihma nga mjekët kardiologë. U lajmërua urgjenca, por fëmija humbi jetën rrugës. Është ngritur grup pune për të verifikuar shkakun. S’mund të themi asgjë deri në fund të hetimeve.”
Fëmija 3-vjeçar, ka shfaqur të vjella teksa ndodhej në një kopsht privat në lagjen numër 4 të Durrësit. Ai është dërguar në Poliklinikën e Specialiteteve dhe nga aty drejt Urgjencës se Pediatrisë, por nuk ka mundur të mbijetojë.