Disa pamje shqetësuese janë publikuar së fundmi në internet, ku tregohet momenti i tmerrshëm kur një vajzë hidhet nga një ndërtesë për t’i shpëtuar dhunës së të atit.
Videoja është filmuar me telefon, dhe shfaq momentin kur vajza 12-vjeçare rrihet brutalisht nga i ati.
Në një moment ai e godet me këpucë në kokë, dhe duke shpresuar se do t’i shpëtoj grushteve dhe shqelmave tjerë, vajza e gjorë vendos të hidhet nga ndërtesa.
Ajo ra në tokë pa ndjenja, ndërsa disa persona i shkuan për të ndihmuar. Ngjarja shokuese ka ndodhur në Alëar të Indisë.
E gjithë ngjarja raportohet të ketë ndodhur kur babai e kapi të bijën duke biseduar me telefon në tarracë.
12-vjeçarja është duke luftuar me jetën, për shkak të plagëve të shumta. /k.k/noa.al/