Va.rrimi i Kacifas, reagon Rama: Shqipëria s’lufton me arkmorte, hienat dhe korbat turpëruan flamurin e tyre


Ditën e sotme në fshatin Bularat është përcjellë për në banesën e fundit minoritari grek Kostandinos Kacifa, i cili u v.ra nga forcat RENEA rreth një javë më parë.

Mirëpo prania e personave që kishin ardhur nga Greqia për ceremoninë e va.rrimit në Bularat dhe që kënduan në kor thirrje antishqiptare ka irrutuar qytetarë të shumtë, të cilët i kanë shkruar dhe Kryeministrit Edi Rama.

Një prej tyre i ka shkruar Ramës duke i kërkuar të ndërhyjë me patjetër sepse ata kanë përdhosur vlerat tona, dhe ai duhet t’ ju tregojë vendin.


Mesa duket Ramën nuk e ka “mbajtur” vendi dhe i ka kthyer përgjigje menjëherë, pasi i ka shkruar se vend ynë nuk lufton me arkmorte dhe as me provokatorë va.rrimesh.

“Kush erdhi per te provokuar, hyri, turperoi veten e flamurin e tij dhe iku… Shqiperia nuk “flliqet” nga ca te pagdhendur, qe jetojne si hiena e kendojne si korba! Jane qenie te mjera qe perdhosin te vdekurln qe medemek respektojne dhe ulin dinjitetin e flamurit te kombit te tyre”, ka shkruar Kryeministri Edi Rama nddër të tjera.