Ushtria shqiptare qesharake, ish ministri: Janina plot me ushtarë, ne nga Tirana në Gjirokastër kemi vetëm zjarrfikës


E ka përshkruar si qesharake gjendjen ku ndodhet ushtria shqiptare, ish-ministri i Mbrojtjes Sabit Brokaj. Ai ka dhënë një detaj interesant nga situata në të cilën ndodhet sot ushtria shqiptare. Duke komentuar një shkrim botuar në gazetën Dita nga ushtaraku i njohur Dilaver Goxhaj mbi gjendjen aIarmante të mbrojtes sonë në kushtet e reja gjeopolitike të rajonit dhe më gjerë, Brokaj thotë: “Ka plotësisht të drejtë kur thotë se nevoja për ringritjen e ushtrisë është emergjente. Ne na duhet ushtria.

Është një normë e NATO-s që gjithë vendet anëtare të kësaj aleance duhet të kenë aftësitë e tyre mbrojtëse. Pse, fjala vjen çfarë rre.ziku i vjen Greqisë nga Shqipëria kur Divizioni i Janinës është nga më modernit dhe më të fuqishmit e Greqisë. Ndërsa ne nga Tirana në Gjirokastër nuk kemi asnjë ushtar, pale më ndonjë regjiment, përveç disa skuadra zjarrëkësish. Nuk më duket se ne jemi as më të mençëm dhe as më të zotë se grekët, si në aspektin politik dhe atë ushtarak”.