“Unë jam kundër atij faqeziu,mos harroni ai kishte ar-më”,deklarata e fortë e ish-ministrit grek zë ngushtë gazetarët


Theodoros Pangalos nuk është i panjohur për deklaratat e tij neutrale, politikisht korrekte dhe pa asnjë ngjyrim nacionalist kur vjen puna tek ashpërsimi i marrëdhënieve shqiptaro-greke nga ngjarje të ndryshme.

Ish-ministri i Jashtëm grek, Theodoros Pangalos ka komentuar për televizionin “Sky” vrasjen e Kostandinos Kacifas nga forcat RENEA të dielën që lamë pas.

Pangalos u shpreh i prerë kundër atyre që mbajnë ar-më.

Ish-ministri i Jashtëm grek tha:

Policia shqiptare ka vepruar mirë dhe drejt,në rastin e vrasles së ekstremlstit Konstandin Kacifas.Mos harroni se ai kishte ar-më, a e patë ju? Unë jam kundër këtij faqeziu . Unë besoj se kushdo që ka armë në dorë duhet të qëllohet. Jam kundër këtij faqeziut. Ashtu siç ndodh edhe në SHBA, këta qëIIohen në raste të tilla.”

Nuk dihet nëse ishte koha e limituar e televizionit apo përgjigja e Theodoros Pangalos që vuri në siklet dy gazetarët nga studioja, të cilët ia ndërprenë fjalën ish-ministrit dhe mbyllën intervistën.