“Unë e humba thesarin tim”… Brad Pitt përlot planetin me fjalimin e tij..


Pas divorcit që pasoi 11 vite martesë, aktori Brad Pitt vendosi të jepte një “copëz këshillë” mbi martesën.“Natyrisht, unë nuk jam një ekspert në marrëdhënieje. Unë do të kisha bërë ndryshe … Pas humbjes së një gruaje që e desha dhe martesës gati 11 vjeçare, kjo është këshilla që unë do të doja të më kishin dhënë edhe mua.

Asnjëherë mos u ndalni!Asnjëherë mos i ndaloni takimet, kurrë mos e merrni dashurinë e asaj gruaje për të mirëqenë. Kur i kërkove që ajo të martohej me ty, ti i premtove se do të ishte ajo njeriu që do ta mbante zemrën tënde dhe ta mbronte fort atë.Ky është thesari më i rëndësishëm dhe i shenjtë që do t’ju jepet ndonjëherë. Ajo të zgjodhi ty.

Kurrë mos e harro dhe kurrë mos u bëni dembelë në dashurinë tuaj.Mbroni zemrën tuaj!Ashtu si jeni angazhuar për të qenë mbrojtës i zemrës së saj, ju duhet të ruani tuajën me të njëjtën vigjilencë.

Të duash veten plotësisht, ta duash botën, por ka një vend të veçantë në zemrën tënde ku askush nuk duhet të hyjë përveç gruas.