Muaji i parë i 2019 ka ardhur me ulje temperaturash, duke sjellë edhe reshje shiu dhe dëbore në vend.
Temperaturat u regjistruan sot -7°C në zonat malore, -5°C në ato të ulëta ndërsa në zonat bregdetare 1°C.
Por gradualisht orët në vijim si dhe në ditët në vijim pritet që mbi vendin tonë të depërtojnë masa ajrore me origjinë arktike ç’ka përkthehet në mot të acartë shoqëruar me temperatura të ulëta.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se reshjet e dëborës pritet të mbulojnë jo vetëm zonat malore por edhe disa qytete në vend, përfshirë edhe Tiranën.
IGJEUM bën të ditur:
Në orët e para të mëngjesit të datës 4 janar, parashikohen reshje dëbore të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në pjesën më të madhe të qarqeve deri në lartësitë mbi 300-500 metër duke përjashtuar vijën bregdetare. Prej mesditës reshjet e dëborës me intensitet të ulët mbeten përgjatë relieveve malore të qarqeve Kukës, Dibër dhe Korçë”