Ukraina shpall ligjin e Iuftës, Europa në prag shpërthlml


Ukraina ka shpallur ligjin e Iuftës në disa zona të vendit duke u përgatitur kështu seriozisht për një situatë Iufte me Rusinë nëse këta të fundit vijojnë agresionin siç ishte rasti më i fundit i kapjes së tre anijeve ushtarake në ngushtitën Kerch.

Vendimi është marrë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës i drejtuar nga Presidenti Petro Poroshenko, shkruan Albeu.com.

Ligji i Iuftës do të ketë efekt deri më datë 27 janar të këtij viti dhe parashikon që në zonat ku është shpallur,industria të prodhojë në shërbim të mbrojtjes duke kufizuar njëkohësisht edhe lëvizjen e lire të qytetarëve.

Dy ditë më parë, anijet Iuftarake ruse dhe forcat speciale kapen tre anije ukrainase të cilat po tentonin të kalonin në detin Azov përmes ngushtisë së Kerch-it.

Rusia deklaroi se anije ukrainase po kryenin veprime të rrezlkshme në det dhe se nuk i ishin bindur urdhrave të tyre.

Ndërkohë, Ukraina e cilësoi këtë një agreslon dhe kërkoi mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Vendet janë në gjendje Iufte që prej aneksimit të Krimesë nga Rusia. /albeu