Udhëtoi 32 km në këmbë për të shkuar në punë. Shefi i tij i dhuron makinën…


Disa persona i marrin me seriozitet punët që u ngarkohen të kryejnë. Walter Carr sapo kishte gjetur punë, ishte momenti kur u takua me Jenny Hayden që ia ndryshoi rrjedhën e jetës.

Jenny kishte hapur një agjensi transporti për mallra të rënda, ku njëri prej punonjësve ishte pikërisht Walter, i cili jetonte 32 km distancë nga firma.

Një ditë para se të kryhej një zhvendosje mallrash, makina e tij pësoi defekt, por ai nuk e përdori këtë si justifikim për të mos shkuar në punë, në fakt, ai bëri të kundërtën, ai vendosi të shkonte në punë edhe pse i kishte të gjitha arsyet për të mos shkuar.

Askush nuk mundte ta shoqëronte apo të shkonte ta merrte kështu që ai hapi Google Maps dhe ndoqi hartën deri tek vendi i punës, duke ecur në këmbë.

Atij ju deshën 7 orë, në mes të natës, për të shkuar tek shtëpia e administratorit Jenny, pas orarit të punës, për t’i vërtetuar atij arsyen e vonesës.

Pas disa orësh, një polic u informua në lidhje me historinë e tij dhe vendosi t’i ofronte mëngjes dhe ta shoqëronte deri tek shtëpia e Jenny-t.

Duke i parë policët në pragun e shtëpisë së tij, zotëria nuk dinte çfarë të priste më parë.

Por historia e Walterit e preku tejmase shumë. Djaloshi nuk donte as të pushonte por t’i futej ditës tjetër të punës. Jenny i kërkoi që t’ia rrëfente të gjithën por ai tha vetëm dy fjalë të thjeshta, “Kam ecur”.

Jenny pastaj zbuloi se Walter vinte nga New Orleans dhe kishte humbur çdogjë për shkak të uraganit Katrina.

Ky zotëri vendosi që për shkak të sinqeritetit, vullnetit të pastër, dhe respektit për punën t’i dhuronte këtij djaloshi makinën e tij private që e kishte në përdorim.

Historia ka prekur zemrat e shumë personave.

Gëzimi dhe emocionet e djaloshit janë të dukshme.