U prezantua si studente ekselente, nxirret jashtë nga emisioni e infiItruara e Ministrisë së Arsimit


Pas lidhjes me “Skype” në emisionin “ Dritare me Rudinën”, ish-zv.ministri i Arsimit , Taulant Muka ka zbuluar se një nga të ftuarat në studio, e prezantuar si studente, punon juriste pranë Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Komentin e Mukës e lexoi, edhe drejtuesja e emisionit, gazetarja Rudina Xhunga, duke sjellë edhe debate në studio deri në largimin e juristes.

“Më ke ardhur për studente, por ti punon në ministri. Ti përfaqëson ministrinë. Unë mendoj që nuk mund të jesh në studio, pa të fyer fare”, i tha Xhunga, teksa i kërkoi largimin nga emisioni.

Më herët juristja e zbuluar nga Muka, si Adelina Laci tha se ka mbaruar dy fakultete, atë të Gjuhë-Letërsisë dhe Drejtësisë. “Jam shumë e qetë, jam juriste me kontratë, jam futur me studentët që kanë fituar përmes praktikave të punës. Kam mbaruar dy fakultete, Gjuhë-Letërsi dhe Drejtësi. Unë Drejtësinë e kam fakultet të dytë, dhe kam mbaruar me rezultate të shkëlqyera. Nuk më është dashur të hy dy herë për të marrë një provim. Mesatarja ime është 9.8”, deklaroi ajo.