U injorua nga shokët, vogëlushi ftohet nga klubi i basketbollit


E mbani mend djaloshin e vogël, të cilit nuk i erdhi asnjë shok në ditëlindje? Epo ai sot është mjaft i lumtur, pasi e gjithë vëmendja është te ai.

6-vjecari ishte i ftuar nderi nga skuadra e basketbollit “Phoneix” dhe fytyra e tij ndriste nga gëzimi. Vogëlushi pa dhe takoi nga afër idhujt e tij dhe ky ishte një moment mjaft i bukur për të.

Ai u bë i famshëm pas fotos së ditëlindjes që publikoi nëna e tij, e cila shprehte zemërimin pasi asnjë shok nuk i shkoi në ditëlindje.