U diskutua gjatë kjo temë! Kapen ”mat”, Albi Nako dhe Alba Hoxha bashkë me pushime? [FOTO]


Mediat kanë aluduar së fundi shumë për marrëdhënien e ngushtë të punës mes koreografit të njohur të “Tv Klan”, Albi Nako dhe balerinës së trupës së tij, Alba Hoxha.

Ata shihen kudo bashkë, gjithnjë e më shpesh dhe kjo ka ngritur dyshime se mund të jenë në një lidhje.

Albi momentalisht ndodhet Belgjikë dhe këtë na e tregoi pak më parë duke publikuar një foto në Instagram-in e tij.

Por ja që ai nuk është i vetmi që ndodhet këto ditë në këtë vend.

Pak më parë Alba Hoxha ka publikuar në Facebook një foto të sajën por po të shihni duket qartësisht vendndodhja: Bruksel, Belgjikë.

Dyshojmë se kjo mund të jetë thjesht një rastësi. Mos ndoshta ky është një konfirmim se mes Albit dhe Albës ka një marrëdhënie më shumë se punë?