Ish-kryeministri Sali Berisha, ka bërë sërish një thirrje nga foltorja e Kuvendit e shqiptarët do të hedhin me çdo çmim zgjedhjet e kr imit, ndërsa iu drejtua socialistëve se do të vijë dita kur në sheshet e Shqipërisë do dëgjohen: ‘O djem rrëmbeni ar mët, ja vd ekje, ja liri’.
“Dhe prap po iu kujtoj mos vazhdoni kështu, miratoni amendamentin se iu jap fjalën se nuk do të jetë e largët dita, kur në rrugët e sheshet e Shqipërisë do ushtojnë me thirrjet: O djem rrëmbeni ar mët, ja vd ekje, ja liri. Do zvarriteni rrugëve, do të zhdukeni si minj, se shqiptarët do të hedhin zgjedhjet kr imin me çdo çmim ose me mënyrë të ligjshme ose dhëmbë për dhëmbë, ose pastaj do i kujtoni këto fjalë, por do jetë vonë”, u shpreh Berisha.
Pas kësaj, nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook, juristi Romeo Kara ka bërë të ditur se ka kallëzuar në Prokurori Berishën për thirrjet e tij për ar matosje, si një shkelje e rëndë ndaj ligjeve të vendit.
Sipas juristit Kara, thirrjet e tij të përsëritura janë në shkelje të neneve 222 dhe 223 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, e cila duhet të dënohet.
“Litari keputet duke u holluar, ndersa zullumi duke u trashur. Perballe paligjeshmerise, duhet patjeter qe te perqafojme te drejten ligjore dhe mbi të gjitha t’a zbatojme ate.
Ne mbrojtje te kushtetutes dhe rendit publik, sapo hartova dhe nisa me poste kallezimin penaI per deputetin Sali Berisha, i cili hapur, publikisht dhe në menyre të perseritur, shkeli nenet 222 dhe 223 te Kodit Penal te Republikes se Shqiperise.
Të shpresojme qe ligji te funksionoje, se si thote Ciceroni: “ligji flet, kur ar met heshtin”. Ne kemi ligj, duhet t’a bejme ate të flase dhe ar met të heshtin.”, tha juristi.