Një grua nga Franca, Karine Gombeau, ishte në Nju Jork për pushim kur ngatërroi aktorin amerikan Richard Gere me një të pastrehë.
Duke mos e njohur atë, ajo i ofroi atij një copë picë. Ajo ishte duke ecur në qytet me partnerin e saj dhe djalin 15 vjeç kur pa një burrë duke gërmuar në mbeturina.
Ai dukej sikur ishte i pastrehë. E prekur nga ajo çfarë po shihte, ajo shkoi dhe i ofroi atij picën që i kishte mbetur nga një restorant ku kishte qenë, transmeton Gazeta Express.
‘Ai pyeti, “çfarë ka në qese?” unë provova t’i përgjigjem në anglisht, por përfundova duke folur gjysmën e fjalëve frëngjisht. Unë i thash: “më fal, por pica është e ftohtë”. Ai u përgjigj, “faleminderit shumë, Zoti të bekoftë”, kujton Gombeau.
Karine nuk ia kishte idenë se kë kishte takuar në rrugët e Nju Jorkut deri pas dy ditësh, kur një punëtor i hotelit ku po qëndronte familja e saj u tregoi atyre një foto në një gazetë, ku ajo shihej duke qëndruar afër Gere
Doli se gruaja franceze ishte futur aksi dentalisht në setin e filmit “Time out of Mind”, në të cilin Gere luan një nga rolet kryesore.
Por për Richard Gere dhe anëtarët e tjerë të ekipit të filmit, ky moment do të qëndrojë gjithmonë me ta si një ilustrim i përsosur i mirësisë së thjeshtë njerëzore.