Vrsaja e shqiptarëve në Greqi është bërë një ndër temat më të diskutuara së fundmi në vendin tonë, kjo edhe prej faktit që vetëm në harkun kohor të një muaji humbën jetën 4 shtetas shqiptarë në Greqi.
Që pas vrsajes së minoritarit Konstandin Kaçifas në Bularat, në Greqi është vr.arë Altin Mullai nga policia greke, Petrit Zifle nga një anëtar i Agimit të Artë dhe Marios Isak me një pulmb në gjoks po në Greqi ndërsa një 35-vjeçar u gjet i pajetë në brugun e Trikallasë, shkaqet të të cilit ende nuk dihen.
Më total janë mbi 170 shqiptarë janë vr.arë në Greqi nga policia, ushtria dhe gardianët e brugut dhe si duket kjo është një arsye e mjaftueshme për të protestuar. Për këtë qëllim shoqatat atdhetare kanë nisur organizimin në rrjetet sociale, duke ftuar qytetarët të bëhen pjesë e tubimit të shtunën në orën 11:00 përpara bustit të Çerçiz Topullit. Nisja nga Tirana do të bëhet në orën 04:30 minuta nga sheshi “Nënë Tereza” dhe udhëtimi do të jetë falas.
Ndërkaq, vlen të theksohet se paralelisht, po të shtunën, do të zhvillohet në Bularat ceremonia për të 40-at e minoritarit Konstadin Kaçifa, ku pritet të marrin pjesë qytetarë të ardhur me autobusë nga Greqia. Nga ana tjetër, policia ka marrë masa për ndalimin e hyrjes në territorin shqiptar të elementëve ektsemlstë nga Greqia duke blinduar kufirin me forca të anti-tarrorlt.