Varri” i Jezusit është filmuar duke rrjedhur gjak, sipas pretendimeve të çuditshme që po “çmendin” botën.
Pamja tregon gurin e vajosjes në Jerusalem – vendi ku të krishterët besojnë është vendi ku trupi i Jezuit u bë gati për varrim.
Videoja shokuese tregon një substancë të kuqe në krye të objektit.
Nicola Kanaan, një banor në Galile, Izrael kapi momentin dhe tha se ishte gjak që “rridhte” nga pllaka.
Kjo ndodhi brenda Kishës së Varrit të Shenjtë, një nga vendet më të shenjta në krishterim, që besohet të përmbajë vendin ku Jezusi u kryqëzua dhe varrin e tij.
Mijëra shikues kanë komentuar pamjet që qarkullojnë në rrjet prej javës së kaluar.
“E vërteta është përpara njerëzve dhe ata vetëm e mohojnë atë”, komentoi një person.
Një tjetër shtoi: “Lëvdojeni Zotin Jezu Krisht”.
Të tjerë pohuan se incidenti ishte regjistruar në të vërtetë në vitin 2015 dhe thjesht kishte ri-qarkulluar.
Ndërsa një i tretë thjesht shkruante: “Është vetëm një gjë e rreme”.
Po ju si mendoni? Na lini një koment dhe mos harroni ta ndani këtë artikull me miqtë në Facebook!