Tragjedi në familjen shqiptare, qeni i shtëpisë vret nënë e bir, i shqyhen të dy


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, një ditë më parë, ku qeni i shtëpisë ka vrarë nënë e bir, të dy shqiptarë.

Mediat gjermane bëjnë të ditur se Lezime K. 52 vjeçe dhe djali i saj 27 vjeçar janë mbytur nga qeni i tyre, të cilin po bënin 8 vite që e mbanin në shtëpi.

Të martën në mbrëmje, e bija e Lezimes u shqetësua pasi nuk mund t`i merrte në telefon nënën dhe vëllanë, por u përball më një skenë të llahtarshme që do ta mbajë mend gjatë.

Pasi vajza shkoi tek banesa e tyre, pa nga dritarja vëllanë e vdekur, të shtrirë në dysheme. 25 -vjeçarja njoftoi shpejt policinë, duke i paralajmëruar të kishin kujdes nga qeni.

Sipas policisë, qentë e racës Staffordshire Terrier konsiderohen si jashtëzakonisht të fuqishëm, luftarakë dhe të patrembur.

Fqinjët e kanë dëgjuar shpeshherë këtë qen duke lehur dhe e konsideronin si agresiv, por familjarët duket se ishin shumë të lidhur me të, pa e menduar se një ditë ai do tu merrte jetën.