Trageti me 420 pasagjerë përplaset me vinçin (Video)


Kjo video tregon një traget të madh pasagjerësh që përplaset me një vinç në një port të Barcelonës.

Vinçi gjigant u rrëzua pas përplasjes.

Trageti i pasagjerëve “Excellent” i menaxhuar nga një kompani italiane, mbante 420 pasagjerë në bord.

Trageti u shty nga erërat e forta.

Përplasja shkaktoi zjarr dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për të evakuuar zonën dhe për të shuar flakët.

Autoritetet nuk konfirmuan asnjë dëmtim, edhe pse dy persona thuhet se janë trajtuar nga mjekët pasi u dëmtuan.