Trageti i linjes Bari-Durres peson black out në mes të detit,pasagjeret kalojne momente te frlkshme


Një defekt në tragetin e nisur nga Bari ka bërë që 280 pasagjerë të kalojnë disa orë tm.erri në mes të detit. Mësohet se kapiteni i portit Taulant Allka ka thënë se një problem me paketën e Kontrollit brenda në tragetin e linjës Durrës-Bari, ka bërë që trageti të pësojë black out.

Kjo gjë ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit. E ditur bëhet se kapiteni kishte ndezur manualisht një prej motorëve duke sjellë energjinë elektrike për pasagjerët e tra.umatizuar e në pa.nik.

Po ashtu e ditur bëhet se kapiteni i tragetit ka qëndruar për rreth 3 orë në det te hapur deri sa te bëhej e mundur ftohja e motorëve, që më pas të ndërhynte për të riparuar defektin.

Moti nuk ka qenë aspak favorizues dhe për shkak erës se fortë trageti është zhvendosur drejt Barit.

Guardia di Finanza ka qenë në gatishmëri të plotë së bashku me rojet bregdetare.

Pas riparimit të defektit trageti është nisur në orën 6 të mëngjesit drejt Durrësit.