Kuajt, trajnerët e madje edhe pastruesit u ndalën ditën e sotme teksa po shkonin në një pistë kuajsh,
teksa panë një gjarpër të gjatë plotë 2 metra të ndaluar në fushë.
Menaxheri i Cairns Jockey Club, John Cameron, tha se kjo ishte hera e parë që po shikonte një zvarranik të tillë, e për më tepër, po e shikonte në fushën e tij.
Më tej ai bëri me dije se e dinte që në zonën përreth kishte gjarpërinj të tillë, të përmasave edhe më të mëdha. Veç kësaj, stërvitja e kuajve u shty për në një moment të dytë, pasi pitoni të kthehej në familjen e tij.
Sipas menaxherit, ky zvarranik është më e rrezikshme për brejtësit sesa për njerëzit.
Ai shtoi se herë pas here, kuajt tremben dhe marrin panik nga pitonët, ndaj u munduan që t’i mbajnë sa më larg fushës.
John Cameron u shpreh:
Na kaq ndodhur të na vijnë ketra, qen apo edhe ndonjë dele, por kurrë gjarpër në fushë. Është për të qeshur”.