Një transvestit është sulmuar fizikisht në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm në bulevardin “Zogu i Parë”, në kryeqytet.
32-vjeçari me inicialet E.N është goditur pareshtur nga tutori i tij pranë zonës së njohur në Tiranë si “15 Katëshi”.
I dhunuari ka bërë kallëzim penal ndaj tutorit 25-vjeçar, i cili është shpallur menjëherë në kërkim nga policia.
Në videon e dërguar për JOQ-në, transvestiti duket i shtrirë në tokë dhe i rrethuar nga një grup prostitutash, të cilat sipas dëshmitarëve shanin policinë.