Tifozët kroatë rra.hin lojtarët serbë, njëri prej atyre arr.atiset në det


Një sh.err i çuditshëm ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Splitit në Kroaci.

Lojtarë të ekipit të Vaterpolit të ekipit serb të Crvena Zvezdës së Beogradit, ishin ulur në kafe kur janë su.lmuar nga disa tifozë vendas.

Shkak u bë fakti se serbët mbanin veshur fanellat me simbolet e ekipit të tyre.

Tifozët të pajisur me shkopinj, u kanë kërkuar që ti hiqnin.

Por serbët nuk e kanë pranuar një gjë të tillë.

Lojtarët serbë kishin pranuar që të largoheshin nga kafeneja, por jo që të hiqnin simbolet.

Në këtë moment tifozët kanë filluar ti god.asin me shkopinj. Tre nga lojtarët serbë mund të largoheshin, ndërsa një i katër u zhyt në det ku qëndroi deri sa erdhi policia.

Medias serbe raporton se lojtari që u zhyt në det është portieri, Aleksandar Krajl.

Crvena Zvezda do të luante sot kundër Mornarit, por ndeshja nuk u zhvillua pasi ekipi serb u kthye menjëherë në vendin e tij. Ndërkohë policia kroate ka shpallur në kërkim 5 tifozë.