Thyhet xhami i kabinës së avionit, temperatura brenda tij arin -40 gradë


Një aksident i pazakontë i ka ndodhur një avioni, i cili ka bërë ulje të detyruar në Kinë.

Xhami i kapinës së avionit është thyer në një lartësi prej 10 mijë metra, ndërsa edhe pse temperatura në kabinë ka shkuar deri në -40 gradë celsius, piloti ka arritur ta ulë avionin.

Avioni i “Sichuan Airlines” ishte ngritur nga aeroporti i Chongqing dhe do të ulej në Lhasa. Kapiteni i avionit Liu Chuanjian tha se ndihmësi i tij thuajse doli nga kabina gjatë incidentit.

Pas sinjalit të dhënë nga kapiteni, avioni fluturoi edhe 20 minuta deri sa u ul në Aeroportin Ndërkombëtar Shuangliu pranë Chengdu.

Piloti pësoi disa gërvishtje të lehta dhe së bashku me 27 pasagjerë të tjerë u dërgua në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Pasagjerët ishin shprehur se nuk ndjeheshin mirë.

Aeroplani i takonte agjencisë Sichuan Airlines (Airbus A319) dhe ai u detyrua të kryejë një ulje ekstreme emergjente në Kinë, pasi një nga xhamat e kabinës u shkatërrua, gati duke thithur bashkëpilotin nga aeroplani në 10 mijë metra lartësi.

Sipas mediave të huaja, aeroplani u ngrit nga qyteti i Chongqing në 6:26 të hënën dhe ka arritur të ngrihet në 10 mijë metra lartësi kur një xham në anën e djathtë të kabinës u hodh papritmas, duke detyruar një ulje emergjente në Aeroportin Ndërkombëtar të Chengdu Shuangliu në orën 7:42.

“Nuk kishte asnjë shenjë paralajmëruese, papritmas xhami sapo kishte plasaritur dhe bëri një zhurmë të madhe. Gjëja tjetër që unë e di, bashkëpiloti gati u thith nga dritarja”, tha kapiten Liu Chuanjian.

Bashkëpiloti dhe një anëtar tjetër i ekuipazhit pësuan lëndime të lehta, duke marrë parasysh shkallën e dëmtimit, tha autoriteti i aviacionit të Kinës, pa dhënë hollësi për atë që mund të ketë shkaktuar incidentin.

Për fat të mirë, aeroplani u ul në mënyrë të sigurt me të gjithë 119 pasagjerët dhe nëntë anëtarët e ekuipazhit në bord.