Theu rendin dhe sigurinë publike/ Procedohet penaIisht ‘ithtari’ i Bashës, i fejuari i gazetares që nxin Shqipërinë në mediat pranë PD dhe ato ruse


Policia e Shtetit ka njoftuar ditën e sotme se ka proceduar penaIisht 14 persona që kanë kryer veprat e kundërligjshme të kundërshtimit të punonjësit të policisë dhe prishjes së qetësisë publike gjatë protestës së djeshme të opozitës para Kuvendit të Shqipërisë.

Pjesmarrësit kanë tentuar të ça.jnë kordonin e policisë dhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë, të cilët kanë qënë aty për garantimin paqësor të tubimit.

Mes personave të proceduar për shfaqjen e dh.unës në protestë është edhe shtetasi Ergys Hoxha, me banim në Tiranë që sipas policisë është person me tendenca dh.une. Policia njofton se ka kontrolluar banesën e tij, por shtetasi Hoxha, nuk është gjetur aty.

Hoxha është një emër i lakuar së fundmi nga mediat shqiptare për dy arsye. Së pari siç provuan fotot nga mitingjet e Lulzim Bashës, ai duket të jetë një nga njerëzit që ruajnë sigurinë e liderit demokrat në tubimet publike, por dhe në mos qoftë i tillë, është hapur fare një militant i thekur i tij që shfaqet në krah të kryedemokratit kudo.

Së dyti, ai rezulton të jetë partneri i gazetares me origjinë angleze Alice Taylor, e cila ka qënë tejet aktive me qëndrimet e saj të ashpra për situatën politike shqiptare në preononcimin për televizionin rus “Russia Today”.

Gazetarja u pronocua gjatë një edicioni në këtë televizion, ku Shqipëria përshkruhej si një vend i kapur nga kri.minelët e dr.ogës. Po ashtu, gazetarja që shkruan njëkohësisht për portalin exit.al, portal i drejtuar nga Neritan Sejamini, këshilltar i Bashës, është tejet aktive dhe agr.esive kundrejt Shqipërisë, në shkrimet e botuara në portalin tsarizm.com, portal që është i fokusuar kryesisht në zhvillimet e jetës publike ruse.

Më herët mediat zbuluan se Taylor ishte e fejuara e Ergys Hoxhës, për të cilin hodhën dyshimet se ishte truproja e Lulzim Bashës. Taylor reagoi duke e mohuar që partneri i saj të ketë punuar për Bashën, por fotot tregojnë se ai është militant i PD-së.

Por pavarësisht kësaj, fakti sot është që Ergys Hoxha, personi i cili fotografohet duke ‘mbrojtur krahët’ e Bashës, është një ndër të proceduarit që mbrëmjen e djeshme theu qetësinë publike duke kundërshtuar madje edhe forcat e policisë.